Kurti publikon fotografi nga Liqeni i Ujmanit, jep detaje nga vizita e paparalajmëruar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot hapësirat e Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike Ibër-Lepenci, pranë Liqenit të Ujmanit.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka vlerësuar lartë punën dhe përkushtimin e ndërmarrjes, duke veçuar reagimin e shpejt të ndërmarrjes për sanimin e dëmit pas sulmit në infrastrukturë kritike në kanalin kryesor të saj në nëntor të vitit të kaluar, raporton IndeksOnline.
“Puna dhe përkushtimi i ndërmarrjes, veçanërisht edhe pas sulmit në infrastrukturë kritike në kanalin kryesor të saj në nëntor të vitit të kaluar, është për t’u vlerësuar lart, për reagimin e shpejtë në sanimin e dëmit të shkaktuar”, ka shkruar Kurti.
“Në kuadër të mbështetjes sonë si qeveri ndaj Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike Ibër-Lepenci, ia rikthyem së fundmi në shfrytëzim edhe një pronë të saj në komunën e Zubin Potokut, e cila ishte më parë jashtë kontrollit të ndërmarrjes, sepse zotërohej nga strukturat paralele ilegale. Tashmë ka rend e ligj, shërbime efikase për qytetarët dhe gjithëpërfshirje”, ka përfunduar Kurti. /IndeksOnline/