Kurti pyetet në Podujevë për bllokimin e kuvendit: Këtu jemi për banim, për çështje të tjera në Prishtinë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me të përfunduar vënia e gur themelit për objekte të banimit të përballueshëm dhe social në Podujevë, dëgjoi vëmendshëm dhe deri në fund pyetjet e gazetarit për bllokadën drejt konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe mundësitë e rrugëzgjidhjes së saj.
Por ai u përgjigj vetëm për objektin që nisi të ndërtohet në këtë qytet.
“Vetëm 13 komuna kanë aplikuar për banim të përballueshëm dhe social… Për ato çështjet e tjera në Prishtinë e këtu jemi për banim”, u përgjigj Kurti./Indeksonline/