Kurti pyetet për koalicione: Jemi të gjitha partitë bashkë kundër koronavirusit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij në Malishevë u pyet edhe për zhvillimet politike, saktësisht për koalicionet e formimit të Qeverisë së re.
Me këtë rast Kurti tha se duhet që të gjithë të bëhen bashkë kundër COVID-19 dhe se nuk është koha as vendi të diskutohet për këtë.
“Unë sot në Malishevë, e më pas në Prizren e në Sharr nuk do të jem si kryetar i partisë politike. Jemi të gjithë bashkë kundër COVID-19, që nuk po na ndanë nëpër parti politike nëpër rajone e për nga mosha. Prandaj le të përqendrohemi në luftimin e përbashkët të kësaj të keqe të përbashkët, aq më tepër që nuk kemi përvojë në këto situata pro mendoj se po ia dalim relativisht mundësive, ku veçse prilli është vendimtarë”, tha Kurti.
Ai shtoi se këto çështjet e tjera ndërmjet partive nuk është koha e më së paku vendi në Malishevë që të flitet për to./Indeksonline/