Kurti pyetet për nominimin e Avdullah Hotit: Po na bëhet e padrejtë!

Kryeministri në detyrë i Republikës, Albin Kurti nuk ka dashur të komentojë nominimin e sotëm të Avdullah Hotit si kryeministër i ri, nga LDK-ja.
Megjithatë, Kurti ka thënë se me këto veprime po i bëhet e padrejtë partisë së parë.
“Unë nuk preferoj të komentojë si kryeministër në detyrë zhvillimet në një parti politike. Unë porsa u ktheva nga komuna e Mamushës dhe Rahovecit.
Porsa ti shoshim dokumentet zyrtare me nënshkrime, ne i japim vlerësimet. Në vitin 2014 kemi konsideruar se shumica parlamentare formohet në kuvendin e Kosovës, mirëpo pati aktvendim të kushtetueses për shumicë absolute dhe relative.
Në atëherë ishim kritik, por e patëm pranuar atë atkgjykim. Po na bëhet e padrejtë sepse po synohet një qeveri kundër fituesi. Me tejkalimin e kompetencave të presidentit”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/