75 Mall Live Search
10:47 / E Martë, 11 Janar 2022 / A. M.

Kurti: Qeveria e përkushtuar për modernizim të Ushtrisë

Kryeministri, Albin Kurti, në kazermën e FSK-së në Gjilan, ka thënë se ushtria e Kosovës është ëndrra dhe amaneti i brezave që dhanë jetën për liri.

Ai ka thënë se këmbësoria si degë më e vjetër e ushtrisë dëshmon se teknologjia ushtarake nuk mund të zëvendësojnë fuqinë dhe vrullin e ushtarakut të zotë.

Sipas tij, kjo dëshmon se me punë ekipore dhe stërvitje të rregullt të punojnë bashkë sikur një.

“Forca e Sigurisë së Kosovës çdo ditë rritet me kapacitetet e saj për të dëshmuar se është gati për sfida të reja. Vitin që lamë pas, FSK-serish ka treguar profesionalizëm të lartë, jo vetëm brenda Kosovës por edhe jashtë saj”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se edhe në sfidat ndërkombëtare të tjera do të tregojnë se Ushtria e Kosovës është e fortë dhe mirë e përgatitur.

Kurti ka thënë se ngritja e ushtrisë është detyrë e përbashkët, duke shtuar se Qeveria e Kosovës e merr më përkushtim modernizimin e ushtrisë.