75 Mall Live Search
21:53 / E Mërkurë, 18 Mars 2020 / indeksADMonline

Kurti: Qeveria e re e Kosovës shembull, jo vetëm në rajon por edhe më gjerë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se si qeveri e re e Kosovës janë shembull, dhe jo vetëm në rajon por edhe më gjerë.

“Si qeveri e re e Kosovës jemi shembull jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë për ballafaqimin e sukseshëm me parandalimin e përhapjes së pandemisë së COVID-19, përkatësisht koronavirusit dhe falënderoj të gjithë qytetarët të cilët kanë respektuar vendimet e qeverisë dhe kanë ndjekur udhëzimet e ekspertëve”, theksoi Kurti, transmeton Indeksonline.

“Kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi një disiplinë shoqërore e qytetare e cila bëri që sot në Kosovë të kemi jo më shumë se 20 të testuar pozitivisht me koronavirusin nga të cilët vetëm njëri një burrë i moshuar 77 vjeçar ka maskë oksigjeni, por jo makinë respiratori dhe që të gjithë të tjerët nuk ajën as për së afërmi në rrezik jete. Duhet theksuar që dy prej tyre janë liruar dje për trajtim shtëpiak, në vetëizolim në vetëkarantinim, katër të tjerë e kanë bërë më herët”, vleresoi tutje ai.

“U jam mirënjohës e falënderues mjekëve e infermierëve, policëve e ushtarëve, farmacistëve e të gjithë punëtorëve nëpër markete që shesin gjënende ushqimore, të ushqimit e të barnave, doganierëve e inspektorëve edhe i falënderojë punëtorët në prodhim e ata në ndërtimtari po e mbrojnë shëndetin e njerëzve ndërsa po e mirëmbajnë shëndetin e ekonomisë tonë. Edhe shëendti i njerëzve edhe shëndeti i ekonomisë janë në fokus të qeverisë sonë e cila ka koordinuar ministritë, mekanizmat shtetërorë deri tek organet e reja që ka krijuar për parandalimin e shpërndarjes dhe përhapjes së korornavirusit”.

“Republika e Kosovës i ka diku rreth 130 respiratorë dhe ëpr fat të mirë s’kemi asnjë rast të rëndë që këta të përdoren. Duke pas parasysh se në cfarë gjendje e kemi gjetur sistemin shëdnetësorë parandalimin është jetik, vetëziolimi dhe higjiena në anën tejtër.Qytetarët kanë treguar kulturë dhe vetëdije të lartë, u bëjë thirrje të vazhdojmë këtë dhe ta rrisim edhe më tej në mënyrë që ta ruajmë vetën dhe ta mbrojmë njëri-tjetrin”. /Indeksonline/