75 Mall Live Search
17:56 / E Shtunë, 10 Qershor 2023 / MSH

Kurti, Rama e Vitia marrin pjesë në Paradën e Krenarisë

Nga manifestimi i Lidhjes së Prizrenit, kryeministri Albin Kurti ka arritur në Prishtinë, për të marrë pjesë në Paradën e Krenarisë.

Bashkë me Kurtin janë edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, deputetja Mimoza Kusari-Lila, si dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Marshi nisi nga sheshi “Skënderbeu” e vazhdoi tutje.

Bashkë me ta janë edhe qindra qytetarë, përkrahës të këtij komuniteti.

Paradës po i prinë karvani me promovues të komunitetit, të cilët po këndojnë dhe kërcejnë.