12:53 / E Martë, 11 Qershor 2024 / S Z

Kurti: Raportet me kryeministrin Rama i kemi të mira

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se raportet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama i ka të mira.

Megjithatë, Kurti para mediave nuk pranoi të fliste më shumë, pasi dje nuk u takua me homologun e tij nga Shqipëria, në vizitën e këtij të fundit në Kosovë.

Këtë dekalarim Kurti e bëri pasi mori pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor, që po mbahet në Prishtinë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qëndruar dje në Prishtinë, ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani, por jo edhe me kryeministrin Albin Kurti.