Kurti reagon mbi situatën në Ukrainë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas invazionit rus në Ukrainë.
Sipas kryeministrit Kurti, ky pushtim është një thirrje zgjimi mbi autokracinë luftuese dhe shkatërruese.
Pushtimi rus i Ukrainës është një thirrje zgjimi se rruga e autokracisë është lufta dhe shkatërrimi. Ne mbështesim plotësisht NATO-n dhe BE-në në dënimin e agresionit të Rusisë dhe bëjmë thirrje për vigjilencë dhe maturi në rajonin e BB6. Sytë, veshët, mendimet dhe lutjet tona janë me njerëzit e Ukrainës” ka shkruar Kurti në Twitter.
Më herët, Kurti bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca dolën me një qendrim të përbashkët mbi këtë situatë./Indeksonline/