75 Mall Live Search
21:39 / E Hënë, 09 Shtator 2024 / Gj. Sh

Kurti reagon pas fitores së Kosovës: Lojtarët tanë shkëqyen sonte!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas fitores së kombëtares dardane ndaj Qipros.

Kurti në postimin e tij ka përmendur edhe humbjen e Kosovës ndaj Rumanisë.

“4-0 kundër Qipros. Nga një gol për secilin gol të pranuar kundër Rumanisë dhe një më shumë për ata që besuan. Lojtarët tanë shkëqyen sonte!”, shkruajti Kurti.

Kosova triumfoi 4-0 në Qipro, me golat e shënuar nga Muriqi (dy herë) dhe Dellova e Rrahmani nga një.