16:56 / E Shtunë, 22 Shkurt 2020

Kurti reagon për sulmin ndaj Hotit, thotë se këto veprime nuk e shqetësojnë qeverinë e re

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për sulmin që iu bë sot zëvendëskryeministrit, Avdullah Hoti.

Kurti në postimin e tij tha se këto veprime të dirigjuara nga marazi i ngelur me 6 tetor e 3 shkurt nuk e shqetësojnë qeverinë e re që po punon për të mirën e vendit, transmeton Indeksonline.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të kryeministrit Kurti:

Veprimet e dirigjuara prej marazit të ngelur nga 6 tetori e 3 shkurti nuk e shqetësojnë qeverinë, e cila po punon e angazhohet për të mirën e popullit e të shtetit, dhe mbështetet gjerësisht nga qytetarët. Zv.kryeministrit Hoti i uroj forcë e punë të mbarë, opozitës i dëshiroj frymë bashkëpunuese, edhe kur e luftojmë korrupsionin e krimin, edhe kur e mbrojmë shtetin e kombin.

Mos i humb