75 Mall Live Search
14:04 / E Diele, 22 Tetor 2023 / LB

Kurti reagon për vdekjen e Mulliqit: Artisti nuk shuhet, sepse vepra e tij jeton


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ngushëlluar familjen Mulliqi, pas vdekjes së skulptorit Luan Mulliqi.

Kurti ka shkruar se “pafund janë vendet në të cilat ka ekspozuar e ku veprat e tij janë të koleksionuara, njësoj sikur pafund janë punët që la pas”.

“Shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadaresë, iu kishte ngulitur aq thellë në mendje një skulpturë e Nënës Terezë sa edhe pati shkruar: “Nënë Tereza e Mulliqit ka një metaforë të rrallë që duke shpërthyer nga toka dëshmon për vërtetësinë e shenjtores sonë.” Luan Mulliqi ka ndërruar jetë. Si veprat, edhe emri i tij, jehon gjithandej. Pafund janë vendet në të cilat ka ekspozuar e ku veprat e tij janë të koleksionuara, njësoj sikur pafund janë punët që la pas”, ka shkruar Kurti në Facebook.