75 Mall Live Search
18:15 / E Mërkurë, 05 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Kurti refuzoi takimin me Ramën, zbulohet kush do ta presë kryeministrin shqiptar në Prishtinë

Burime për Euronews Albania kanë konfirmuar se Edi Rama gjatë vizitës së tij në Prishtinë do të takojë presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Ende nuk dihen më shumë detaje sa i takon kohës së takimeve.

Albin Kurti u shpreh më herët se nuk do ta takojë kryeministrin Rama gjatë vizitës së këtij të fundit në Kosovë, nëse nuk do të mbahet mbledhja e dy qeverive. Ai ftoi Ramën që gjatë vizitës dy ditore në Prishtinë më 6-7 korrik, të vijohet me mbledhjen e dy qeverive që u anulua në Gjakovë.