75 Mall Live Search
19:39 / E Premte, 29 Janar 2021 / OSH

Kurti refuzon debatet me kandidatët tjerë për kryeministra: Nuk jam në fushatë se kush do të jetë i pari sepse ajo dihet

Kandidati për kryeministër i LVV-së, Albin Kurti edhe njëherë e ka theksuar se nuk do të debatoj me kandidatët tjerë për kryeministra.

Sipas tij, fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit dihet. Në “TV Prizreni”, Kurti u shprehë se LVV synon 61 deputetë e sipër, transmeton Indeksonline.

“Ka një garë të ashpër për vendin e dytë. Fituesi i këtyre zgjedhjeve dihet se kush është. Ne synojmë që të kemi 61 deputetë e sipër prandaj edhe po angazhohemi në fushatë.”

“Nuk jam unë në fushatë se kush do të jetë në vendin e parë sepse ajo dihet tashmë. Ata janë në garë për vendin e dytë. Gara është e ashpër ta shohim se qysh po ju shkon. S’kanë punë as me mua, as presidentën”, u shprehë ai./Indeksonline/