12:43 / E Martë, 03 Tetor 2017 / indeksADMonline

Kurti: Rikallon e ka verifikuar vetëm Beogradi, barra e provës duhet të bie mbi të

Deputeti i VV-së, Albin Kurti ka thënë se e mbështetë mocionin për shkarkimin e ministrit të Bujqësisë Nenad Rikallo.

“E vërteta nuk është zyrtare shtetërore, por qytetare e popullore. Janë 20 dëshmitarë që kanë akuzuar Rikallon, e jo tri institucione që i përmendi kryeministri”, tha ai.

Kurti tha se ministri Rikallo para së të hyjë në Qeveri është verifikuar vetëm nga Beogradi dhe presidenti serbe Aleksandar Vuçiq.

“Se Rikallo është verifikuar këtë e ka bërë Vuçiqi e jo institucionet e Kosovës, ky është i verifikuar nga Beogradi. Për ta vërtetuar është fakti që i vetmi ministër që nuk mbështeti progarmin qeverisës të Qeverisë Haradinaj. Ky e ka luksin të qëndrojë në qeveri”, tha ndër të tjerash ai.

“Pse të mos e marr barrën e provës vetë Rikallo, por Qeveria”, tha ai./AktivPress