75 Mall Live Search
15:46 / E Enjte, 16 Prill 2026 / b l

Kurti rithekson se po vazhdojnë përpjekjet për çështjen e presidentit

Kosova ka hyrë në 12 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidentit, sipas afatit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Kryeministri Albin Kurti, sot, ritheksoi edhe një herë se po vazhdojnë përpjekjet për çështjen e presidentit. Megjithatë, ai tha se në momentin që do t`i ketë rezultatet, atëherë do t`i bëjë publike ato.

Ndonëse afatet kushtetuese për çështjen e kreut të shtetit po rrjedhin, ende nuk ka konfirmim për përafrim qëndrimesh mes partive parlamentare.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë afat deri më 28 prill që ta zgjedhin presidentin, në të kundërtën vendi do të shkojë në zgjedhje.