75 Mall Live Search
21:25 / E Enjte, 06 Mars 2025 / Z S

Kurti: Rrezikun e një agresioni të hapur ushtarak e kemi jo larg kufijve

Sontë në Prishtinë është mbajtur akademia përkujtimore për Epopenë e UÇK-së.

Në fjalimin e tij para të pranishmëve kryeministri i vendit ka folur për çështjen e sigurisë.

Kurti u shpreh se luftërat nuk i takojnë veç të kaluarës, dhe ato janë rikthyer në këtë shekull në kontinentin evropian.

Më tutje Kurti foli edhe për investimet që janë bërë në Ushtrinë e Kosovës.

“Në kohën kur shtetet e kontinentit tonë, po investojmë më shumë në pajisje dhe përgatitje ushtarake, edhe ne në Kosovë, që luftën e përjetuam, e mbijetuam në të shkuarën e afërt dhe që rrezikun e një agresioni të hapur ushtarak e kemi jo larg kufijve tanë, po punojmë për pajisjen e FSK-së me armatim modern dhe stërvitjen e saj, sipas artit bashkëkohor ushtarak. Në 4 vitet e fundit e kemi përmbushur kërkesën e NATO-s për dedikimin e së paku 2 për qind të bruto produktit vendor për mbrojtjen. Kemi investuar 319 milion euro për armatim bashkëkohor siç janë dronët “Bayraktar”, sistemet antitank “Javelin”, u shpreh Kurti.

Kurti tha se FSK dhe forcat tjera të sigurisë së vendit kanë moral të lartë, sepse marrin frymëzim të pashtershëm nga shembulli i luftës çlirimtare./Indeksonline/