75 Mall Live Search
14:59 / E Hënë, 23 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kurti: Rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon nëpër Prishtinë, askush nuk mund të qëndrojë mes popullit shqiptar

Kryeministri Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq si dhe kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev u takuan të premten në Shqipëri.

Ky ishte takim i tretë rajonal për Ballkanin Perëndimor, e që u zhvillua në Tiranë.

Ishin pikërisht liderët kosovarë ata të cilët anuluan shkuarjen në këtë takim. Përpos kësaj, prezenca e Vuçiq-it në Shqipëri u komentua shumë nga të gjithë, teksa nuk munguan edhe thumbimet drejt Edi Ramës.

Për takimin i cili thuhet të jetë për krijimin e ‘Mini-Shengenit’, ka reaguar sot edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kurti deklaroi se shqiptarët janë dhe gjithmonë do të jenë një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë në mes, transmeton Indeksonline.

Madje Kurti theksoi se shqiptarët kanë më shumë nevojë për bashkëpunim, se sa për konfrontim.

“Parimet e gjithëpërfshirjes dhe reciprocitetit duhet të udhëheqin iniciativat rajonale. Rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon nëpër Prishtinë. Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim”, shkroi Kurti në rrjetin social Twitter./Indeksonline/