75 Mall Live Search
09:41 / E Enjte, 05 Mars 2020 / indeksADMonline

Kurti: Sa herë që na sulmojnë, ta kujtojmë familjen Jashari që s’iu nënshtrua kurrë armikut

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e veçantë të organizuar për shënimin e 22-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Seancë kjo që po mbahet nën patronatin e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

Seanca nisi me një minut heshtje në nder të sakrificës së familjes Jashari, ku u intonua edhe himni i shtetit të Kosovës, shkruan Indeksonline.

Më një fjalë rasti të zgjedhurve të popullit iu drejtua kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Duke folur për familjen Jashari, ai kujtoi sakrificën e tyre, derisa tha se falë flijimit të tyre, ne gëzojmë sot lirinë e pavarësinë, përcjellë Indeksonline.

“Për Jasharët s’ishte diçka e jashtëzakonshme flijimi i tyre. Vetëm ata që s’e dinë historinë e tyre, çuditen me ta. Ata para së gjithash vijnë nga Prekazi, nga vendi i qëndresës.

Rënja e heroike, është një pikë kthese për historinë e popullit tonë, duke i dhënë shtytje UÇK-së, duke na bërë bashkë përballë armikut. Ndërsa ne çdo vit, pavarësisht dallimeve partiake, bëhemi bashkë për ta nderuar familjen Jashari. Duke kujtuar sakrificën e tyre, janë ditët kur ne duhet të pyesim nëse punët tona sado pak kontribuojnë për idealin që kishin ata.

Ata dhanë çdo gjë nga vetja, për lirinë që ne e gëzojmë sot, të cilën liri e kemi nga dëshmorët e martirët e kombit, mbi të gjitha nga Jasharët e më pas ndërhyrjes së NATO-s.

Prandaj, sa herë që na sulmojnë e na rrethojnë, le të mos ankohemi, por të kujtojmë Jasharët që s’iu nënshtruan atyre.

Duke iu falënderuar atyre sot janë institucionet e shtetit. Ata e kanë kryer pjesën më të madhe për për pavarësinë, ndërsa Qeverisë e Kuvendit i ka mbetur pjesa më e lehtë”, tha ndër të tjera Kurti.

Ndërsa ai në fund tha se kujtimi për familjen Jashari na përkujton se rruga jonë ende s’ka mbaruar./Indeksonline