75 Mall Live Search
14:33 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kurti: Sapo të marrim drejtimin e Qeverisë, do të nisë reciprociteti i plotë me Serbinë

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, në njëvjetorin e vendosjes së taksës 100 % ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, ka thënë se sapo ta marrë drejtimin e Qeverisë VV-LDK do t’ia nisë me masa direkte dhe të përgjithshme reciproke me Republikën e Serbisë.

Sa për atë që ka thënë kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj se ” taksa e ka ndalur ndarjen e Kosovës”, Kurti tha se këtë ndarje e kanë ndalur protestat e popullit, opozita e dikurshme VV-LDK, si edhe disa aleatë ndërkombëtarë.

Por, Kurti nuk ka treguar se a do të bëhet kryeministër në muajin dhjetor apo jo?