07:55 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Kurti s’do t’ia dorëzojë sot detyrën Hotit, e quajti qeveri koti

Dje Kosova u bë me udhëheqje te re shtetërore, teksa sot në orën 09:00 do të zhvillohet edhe ceremonia e marrjes së detyrës nga kryeministri i sapo zgjedhur, Avdullah Hoti, raporton Indeksonline.

Kujtojmë se dje përmes një videomesazhi, ish-kryeministri Albin Kurti tha se “nesër nuk do ta bëj pranim –dorëzimin, sepse nuk mund ta pranoj atë që e shkarkova, ndërkohë që edhe u dorëzua te presidenti”.

“ Aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese është i papranueshëm, me atë vendim ata kanë bërë agresion  mbi Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe kanë zhvlerësuar veten e tyre si gjykatë. Kjo qeveri është e paligjshme, kjo është qeveri koti, ne jemi qeveria alternative”, tha ndër të tjera Kurti./Indeksonline