13:00 / E Martë, 05 Prill 2022 / AR

Kurti së shpejti nis turne nëpër komunat e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së shpejti do të nis turne nëpër komunat e vendit.

Ai tha se tashmë në pranverë varianti Omicron është më i butë, dhe kësisoj i krijon mundësi për takime fizike, raporton Indeksonline.

Do të filloj një turne nëpër komunat e Kosovës për shkak se tashmë në pranverë varianti Omicron i virusit Covid-19 është shumë i butë dhe do të na krijojë mundësi për takime fizike”, tha ai për Televizionin e Prizrenit.