11:06 / E Premte, 24 Nëntor 2023 / k.v

Kurti: Sektori privat është themeli i rritjes dhe zhvillimit ekonomik të vendit

Zyra e Kryeministrit, me mbështetjen e qeverisë zvicerane dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, kanë mbajtur konferencë për Dialogun Publiko-Privat.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, para të pranishmëve foli për zhvillimin e klimës së biznesit në Kosovë. Kurti me këtë rast tha se sektori privat parqet themelin e rritjes së zhvillimit dhe progresit ekonomik e shoqëror.

“Ky lloj dialogimi bëhet nëpërmjet katër shtyllave kryesore. E para është sektori privat, e dyta janë institucionet publike, e treta janë organizatat ndërkombëtare dhe e katërta organizatat jo qeveritare”.

“Këto  katër shtylla nëpërmjet dialogut Publiko-Privat, projektojnë vizionin më të mirë të mundëm mbi vizionin për konkureshmërinë”, tha Kurti.

Sergiy Maslichenko, udhëheqës i BERZh në Kosovë, tha se është i nevojshëm bashkëpunimi më i thellë ndërmjet këtyre dy sektorëve.

Prezantimi i Agjencisë për Investime dhe Eksport dhe platformës së re për Dialog Publiko-Privat, e bëri Luan Dalipi, shef i stafit të kryeministrit.