75 Mall Live Search
16:30 / E Premte, 22 Mars 2024 / FR

Kurti: Serbëve s’po u themi ta marrin valutën e re Dardan të Kosovës, por Euron e BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se rregullorja e BQK-së për transaksione nuk e vë në funksion lekun e Shqipërisë e as, siç u shpreh ai, valutën e re Dardan të Republikës së Kosovës por euron e Bashkimit Evropian.

Kurti është shprehur se BQK-ja është edhe lartë edhe përpara, edhe sipër nesh edhe na prinë.

Ndërsa ka shtuar se Qeveri e Republikës do të shprehim gaditshmërinë tonë për t’iu ndihmuar të moshurave serb që për 24 vjet ska parë kurr euro vetëm dinar edhe vetëm ‘cash’ , sipas tij ‘ne nuk dëshirojmë që ajo ose ai të ngelet keq’.

“Ende nuk ka përfunduar dita e sotme për dërgimin e propozimeve tona. Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës është e parëndësueshme është vendim plotësisht i pavarur i këtij Institucioni të pavarur të shtetit tonë. BQK-ja është edhe lartë edhe përpara, edhe sipër nesh edhe na prinë. Përveç që kanë marur rregullore të re nga 27 dhjetori, vendim plotësisht të pavarur ata kanë ofruar një planë 10 pikësh të tranzicion të lëmueshëm tre mujor. Nëse ka pasoja në teren që kanë të bëjnë me resoret e ekzekutivit, ne do të përgjigjemi gjithashtu. Pra ne nuk jemi as lokomotiva as vagoni i parë , ne jemi vagoni i dytë. Nesë ka të moshur serb që për 24 vjet ska parë kurr euro vetëm dinar edhe vetëm cash, ne nuk dëshirojmë që ajo ose ai të ngelet keq. Dhe për këtë si Qeveri e Republikës do të shprehim gaditshmërinë tonë për t’iu ndihmuar. Por i vetmi mjet pagese sipas nenit 11 të Kushtetutës është euro-ja, dhe dinarët cash me thasë të furgonave nuk mund të kalojnë kufirin sepse duhet të bëhet formailizimi i transaksioneve financiare dhe në të njejtën kohë të luftohen të gjitha aktivitetet ilegale. Po e ritheksoj se nuk po themi serbëve të Kosovës ta marin lekun e Shqipërisë e as valutën e re të dardanëve të Rebulikës së Kosovës por euron e Bashkimit Evropian që vet ne e këmi përvetsuar nga janari i vitit 2002 pasiqë tri vite pas çlirimit kemi pasur markën gjermane”, ka thënë Kurti.