75 Mall Live Search
13:49 / E Premte, 11 Nëntor 2022 / L K

Kurti: Serbia të distancohet nga e kaluara e Millosheviqit dhe e tashmja e Putinit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në forumin e paqes në Paris, ka deklaruar se dialogu më Serbinë është parimor dhe jam jashtëzakonisht i përkushtuar.

Kurti ndër të tjera i bëri thirrje Serbisë të distancohet nga e kaluara e Millosheviqit dhe e tashmja e Putinit.

“Me mua kryeministër dialogu më Serbinë është parimor, është simetrik, është i barabartë dhe jam jashtëzakonisht i përkushtuar, e konstruktiv dhe kreativ në të gjithë procesin. Në anën tjetër besoj që Serbia duhet të distancohet së pari edhe nga e kaluara e Millosheviqit dhe e tashmja e Putinit. Sepse kjo do të na ndihmonte të gjithëve shumë për të arritur një marrëveshjen”, tha Kurti.