Kurti: Serbia po përpiqet që festën e Vidovdanit ta bëjë sa më masive

Kryemisnitri në detyrë Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë, tha se sipas vlerësimeve të sigurisë Serbia është duke u përpjekur që në festën e Vidovdanit ta bëjë sa më masive dhe se ka organizime që do të vijnë në Kosovë.
“Këtë jave në Hagë u mbajt Samiti i NATO-s. E përshëndesim vendimin për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes. Kosova është e palëkundur në rrugëtimin e saj për anëtarësim në NATO. Sot FSK-së ia shtuam edhe 350 rekrutë.
Në fundjavë shenohet Dita e Vidovdanit. Beogradi zyrtar po përpiqet që ta zhvendosin vëmendjen diku tjetër për të ulur përmasat e protestës së studentëve. Sipas vlerësimeve të sigurisë ka përpjekje që tubimin në Gazimestan të jetë sa më masiv. Janë organizuar grupe nga Serbia që të vijnë nesër në Kosovë. Nuk do të tolerojmë veprime që cenojnë paqen publike në Kosovë”, tha Kurti.