Kurti s’flet për “evakuimin” e deputetëve nga Kuvendi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk ka komentuar para gazetarëve situatën krijuar në Kuvend.
Deputetët e zgjedhur, pak para nisjes së seancës janë evakuuar nga ambientet e brendshme të Kuvendit, por lidhur me këtë, nuk dha asnjë koment kryeministri në detyrë.
Sipas deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, deputetëve i është kërkuar të largohen nga salla, pasi ka një kërcënim, dyshohet për bombë brenda Kuvendit.