Kurti s’heq dorë nga reciprociteti, i bën thirrje BE-së dhe NATO-s për dënim të agresionit serb

Kryeministri Albni Kurti ka dalur në konferencë për media, për të dhënë më shumë detaje lidhur me veprimet e Qeverisë pas ngjarjeve të djeshme në veri të Mitrovicës.
Kurti ka thënë dokumentet e hyrje-daljes do të kenë validitet 90 ditor, dhe se gjithçka do të veprohet me reciprocitet, njëjtë sikur veprohet për shtetasit e Kosovës që hyjnë në Serbi.
“Ne nuk do të dëshironim fare të ketë këso dokumente për hyrje-dalje. Por, nëse ka një të tillë për qytetarët tanë që hyjnë në Serbi, njëjtë do të ketë edhe për qytetarët e Serbisë që hyjnë në Kosovë”, deklaroi Kurti.
Kryeministri tha gjithashtu se gjithsej janë vendosur nëntë barrikada pranë pikëkalimeve kufitare dhe derisa të hiqen të gjtiha, nuk do të pezullohet masa e reciprocitetit deri më 1 shtator.
Tutje, kryeministri i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe NATO-së për të dënuar agresionin serb.
“Nuk do të lejojmë destabilizimin e rendit kushtetues demokratik të Republikës tonë… U bëjmë thirrje faktorëve ndërkombëtarë, kryeqendrave perëndimore demokratike, Bashkimit Evropian dhe NATO-s, që të denojnë dhunën dhe agresionin e bandave kriminale në veri të Kosovës, të cilat qartazi janë të nxitura, përgatitura dhe financuara nga Beogradi” deklaroi kryeministri./Indeksonline/