17:21 / E Enjte, 17 Nëntor 2022 / MSH

Kurti shkon në Estoni

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Estoni.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit.

Sipas njoftimit zyrtar, Kurti do të pritet nesër në takim nga Kryeministrja e Republikës së Estonisë, Kaja Kallas.

Gjatë kësaj vizite, kreu i Qeverisë do të ketë takime edhe me përfaqësues të tjerë të lartë shtetërorë.​