75 Mall Live Search
14:52 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Kurti shkon në seli të partisë, para takimit me Mustafën

Në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje është parë duke hyrë i pari i kësaj partie, Albin Kurti me pjesën e grupit punues që do të marrin pjesë në takimin e sotëm me LDK-në, të pranishëm janë edhe nënkryetarët Besnik Bislimi dhe Fatmire Kollçaku. Gjithashtu edhe deputetja Albulena Haxhiu , shkruan IndeksOnline.

Por IndeksOnline mëson se në Lëvizjen Vetëvendosje nuk do të ketë ndonjë takim paraprak me kryesinë.

Në orën 15:30 këto dy subjekte politike do të takohen për t’i vazhduar përpjekjet që të nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Mbrëmë pas takimit 3 orësh, Besian Mustafa nga LDK-ja ka thënë se ka “lëvizje” por ende nuk kanë ndonjë marrëveshje përfundimtare./IndeksOnline/