75 Mall Live Search
11:35 / E Diele, 26 Tetor 2025 / BA

Kurti shpalos 5 vendimet që do të marrë javën e parë të qeverisjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar pesë vendime që do t’i marrë menjëherë gjatë javës së parë nëse arrin ta formojë qeverinë ”Kurti 3”

Sipas tij, këto masa kanë për qëllim përmirësimin e jetesës së qytetarëve dhe fuqizimin e mirëqenies sociale në vend.

Vendimet e para që do të ndërmarrë qeveria Kurti janë:

• Miratimi i Projektligjit për Buxhetin e vitit të ardhshëm

• Rritja e pensionit minimal

• Rritja e shtesave për fëmijë

• Rritja e pagës minimale në 500 euro

• Miratimi i ndryshimeve ligjore që do të mundësojnë heqjen e kufizimit për punësimin në sektorin privat për veteranët e luftës

Kurti tha se këto vendime do të jenë hapi i parë drejt përmbushjes së zotimeve të dhëna gjatë fushatës dhe përmirësimit të standardit të jetesës për të gjithë qytetarët e Kosovës. /IndeksOnline/