75 Mall Live Search
19:44 / E Shtunë, 15 Tetor 2022 / MSH

Kurti shpreh ngushëllime për minatorët turq

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllime të përzemërta Republikës së Turqisë dhe familjeve të minatorëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Amasra, pas shpërthimit në një minierë qymyri në provincën Bartin të Turqisë.

Mendimet dhe lutjet tona janë me ju, ka shkruar Kryeministri Kurti.

41 persona u nxorën pa jetë pas kërkimit pothuajse 20 orësh që u bë nga autoritetet, pas shpërthimit të fuqishëm në minierë.

Rreth 110 minatorë ishin duke punuar në minierën gati 300 metra të thellë në monentin kur ndodhi shpërthimi.

58 persona u nxorën të gjallë, teksa 10 janë hospitalizuar.