75 Mall Live Search
10:30 / E Mërkurë, 08 Shtator 2021 / OSH

Kurti shpreh ngushëllime për viktimat që humbën jetë nga COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke shprehur ngushëllime për viktimat që kanë humbur jetën nga Covid 19, ka thënë se tri javët e fundit kanë qenë më të rëndat për popullin e Kosovës dhe më të vështirët për institucionet e vendit.

“Shpreh ngushëllime familjareve që kanë humbur më të dashurit e tyre nga Covid 19. Këto tri javët e fundit janë më të rënda për popullin e Kosovës dhe më të vështira për institucioneve e vendit. I shpreh mirënjohje për secilin staf shëndetësor për angazhimin”, tha ai.