75 Mall Live Search
08:13 / E Premte, 13 Dhjetor 2024 / Z S

Kurti: Shtetasit e Bosnjë e Hercegovinës nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të mund të udhëtojnë me letërnjoftim biometrik drejt republikës sonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nga 1 janari i vitit të ardhshëm të gjithë shtetasit e Bosnjë e Hercegovinës do të mund të udhëtojnë me letërnjoftim biometrik drejt republikës sonë.

”Qeveria mbrëmë mori vendimin tashmë të paralajmëruar me të cilin shtetasit e Bosnjë e Hercegovinës nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të mund të udhëtojnë me letërnjoftim biometrik drejt republikës sonë”, ka shkruar Kurti.

Më tej Kurti u shpreh se në nëntor janë bërë dy vjet prej nënshkrimit të Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor në Berlin, si pjesë e marrëveshjeve të Procesit të Berlinit.

May be an image of text

Mbetemi me shpresë se Bosnjë e Hercegovina do të jetë në gjendje ta ratifikojë marrëveshjen sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që i gjithë rajoni të gëzojë lirinë e lëvizjes, ka shtuar Kurti./Indeksonline/