Kurti: Si kryeministër i ri, do t’i realizoj të gjitha zotimet dhe premtimet
Nuk kanë mbetur edhe pak minuta deri tek shpallja preliminare e rezultateve nga KQZ-ja.
Derisa partia fituese sipas rezultateve deri më tani, është Lëvizja Vetëvendosje.
Kryetari i kësaj partie, njëherit kandidat për kryeministër, Albin Kurti për T7 ka thënë se VV tashmë është fituese dhe së bashku me partnerin e koalicionit do t’i kenë së paku 60 deputetë.
Ai ka thënë se pikërisht sot ka ndodhur çkapja e shtetit.
“VV është fiuese e zgjedhjeve, me koalicionin qeverisës së paku do t’i kemi 60 deputetë. Sot qytetarët e Kosovës vendosën ta shpëtojnë Republikën nga kapja e shtetit, ata e kanë shpëtuar shtetin. Së shpejti do ta kemi edhe qeverinë. Unë do të bëj përpjekje që legjislatura e re të bëhet sa më shpejtë, derisa qysh nesër do ta thërras LDK-në sepse s’kemi kohë për të humbur”, tha Kurti, përcjellë Indeksonline.
Ai tutje shtoi se si kryeministër i ri do t’i realizoj të gjitha zotimet dhe premtimet që i ka dhënë.
“Ne e kemi synimin dhe objektivin për koalicion me LDK-në. Do të ishte e gabueshme dhe jo falënderuese nësë do të mendimin çkado tjetër”.
Kurti shtoi se deri më tani asnjë politikan nuk e ka uruar për fitoren./Indeksonline/