17:37 / E Shtunë, 03 Qershor 2023 / MSH

Kurti: Situata duhet të de-eskalohet, Veriu i Kosovës ka nevojë për zgjedhje të lira dhe sundim të ligjit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për shtensionim të situatës në veri të Kosovës.

Këtë deklaratë shefi i ekzekutivit, e bëri sot në fshatin Muhoc të Ferizajt, gjatë vendosjes së gur themelit të shtëpisë së familjes gorane përfituese e mbështetjes së Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

“Situata në veri të Kosovës duhet të de-eskalohet. Për këtë është e nevojshme që të mos ketë më protesta të dhunshme, ata të cilët i kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës dhe gazetarët duhet të përballen me drejtësinë dhe në të ardhmen të kemi zgjedhje të lira, ku qytetarët e shprehin lirshëm vullnetin e tyre”, tha ai.

Sipas tij, veriu i Kosovës, ka nevojë për zgjedhje të lira, por nevojitet paraprakisht sundim të ligjit, si dhe fushata për zgjedhje të jetë e lirë.