Kurti: S’ka kurrfarë modele për Asociacionin, pakicat kanë të drejta të standardeve evropiane!

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka deklaruar se në takimin me përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, nuk kanë diskutuar kurrfarë modeli për Asociacionin e Komunave më shumicë serbe.
Këto komente, shefi i ekzekutivit i bëri pas vizitës në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.
“Nuk janë diskutuar modele të tilla. Po e theksoj edhe njëherë. Të drejtat e pakicave janë me nivelit më të lartë të standardeve evropiane”, u shpreh ai.
Më tej, kryeministri u pyet nga gazetarët edhe rreth dialogut me Serbinë, shkruan Indeksonline.
“Kosova nuk frikësohet, por Kosova me Qeverinë e përgjegjshme është e kujdesshme. Interes i shtetit të pavarur është integritetit territorial, funksionaliteti shtetëror, ligjshmëria.
Ne kemi dhënë propozimet tona në takimet që kemi pas në Bruksel dhe jemi konstruktiv për bisedimet e ardhshme në dialogun që zhvillohet nga BE-ja. Pranimi i reciprocitetit është parim i shëndosh i marrëdhënieve të mira fqinjësorë. Marrëveshja duhet të arrihet, jemi të gatshëm për këtë”, është shprehur ai. /Indeksonline/