75 Mall Live Search
12:27 / E Hënë, 02 Dhjetor 2024 / S Z

Kurti: S’kemi premtuar njohje të reja në fushatë

Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se partia e tij nuk ka premtuar as liberalizimin e vizave, as njohjet e reja gjatë fushatës.

Kurti tha se gjatë fushatës ata kanë thënë punësim dhe drejtësi.

“Unë e di që jemi kritikuar pse nuk ka njohje të reja, por duhet ta kuptoni edhe një gjë: as liberalizimin e vizave, as njohjet e reja nuk i kemi premtuar në fushatë. Në fushatë kemi thënë punësim dhe drejtësi. Pra, neve duhet të na matni krahasuar me zotimet tona që kemi dhënë në fushatën e vitit 2021 dhe në programin qeveritar më pastaj”, shtoi ai para deputetëve.

Qeverisja katërvjeçare e qeverisë Kurti është tema e diskutimit që po zhvillohet sot në Kuvendin e Kosovës.