75 Mall Live Search
20:40 / E Martë, 18 Maj 2021 / OSH

Kurti sonte në darkë te Borrell

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, thirri darkë pune që nis në 8 e 30 të mbrëmjes me liderët e Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës, Maqedonisë se Veriut, Malit të Zi e Serbisë.

Përfaqësuesi i lartë për politikë e siguri tha se me këtë mbledhi që e quan informale po tregohet se rajoni akoma i pa integruar në Union është prioritet i lartë.

“Sonte në këtë darkë me liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perendimor këtë do ta bëjmë të dukshme. Ky zhvillim shkon përtej procesit të zgjerimit. Do të kemi qasje më të gjerë, një qasje gjeopolitike. Arsyeja kryesore e takimit është zgjatja e dorës për partnerët tanë rajonal që t’i dëgjojmë pikëpamjet e t’i kuptojmë brengat dhe idetë e tyre dhe të reflektojmë së bashku e të kuptojmë se si mund të punojmë në të ardhmen e përbashkët” tha Borrell.

Palën kosovare në darkën e Borrellit e përfaqëson kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga zyra e të cilit thanë se ai e ka temën e integrimeve bashkë me atë të bashkëpunimit rajonal në agjendë.

Drejtori i Këshillit të Investitorëve Evropian, Emrush Ujkani, thotë se shefi i Qeverisë duhet të prezantojë në tavolinën e sotme në Bruksel tema të zhvillimit ekonomik.

Një temë që është e pashmangshme në mbledhjet e sojit të së martës është kërkesa për  liberalizimin e vizave për kosovarët.

Mbledhia  darkuese mes përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Evropës dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor është tradicionale.

Në agjendë më së shumti ky takim u mbajt kur në krye të diplomacisë në Bruksel ishte italiania Federica Mogherini.