75 Mall Live Search
07:38 / E Martë, 14 Maj 2024 / AR

Kurti sot bën homazhe në përvjetorin e masakrës së Qyshkut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot bën homazhe në përvjetorin e masakrave në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan.

Zyra e kryeministrit ka njoftuar se homazhet do të bëhen në orën 10:00.

Kurti do të bëj homazhe në Qyshk, te lapidari i fshatit, Zahaq dhe Llabjan te varrezat e dy fshatrave dhe Pavlan, te lapidari i fshatit.