75 Mall Live Search
14:31 / E Premte, 07 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kurti: Sot, i kemi sytë e njomë për ty, Nexhmije

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka shkruar ca fjalë me rastin e vdekjes së bilbilit kosovar, Nexhmije Pagarusha, shkruan IndeksOnline.

Kurti ka thënë se që nga lajmi që mori, këngët e pavdekshme të Pagarushës po i sillen në mendjen e tij.

Ndonëse me angazhime e takime të shumta, Kurti ka thënë se “po e gjej veten, duke menduar rreth këtyre këngëve”.

Kryeministri tha se këngëtarja Pagarusha kishte më shumë vepra arti sesa vite jetë.

“Sot për ty të gjithë i kemi sytë e njomë!



Bilbili na la. Këngët e saj po më sillen nëpër kokë. Zëri i saj s’pushon. Mes pak minutave të lirë nga takimi në takim, që po i kam, po e gjej veten, duke menduar rreth këtyre këngëve.

Nexhmije Pagarusha, talentja e papërsëritshme muzikore, vdiq sot në moshën 86-vjeçare. La pas vetes plot 5 albume e 88 këngë. Më shumë vepra se vite jete. Secila këngë më e mirë se tjetra.



Ngushëllime të gjithë artdashësve. Kjo është humbje e madhe për gjithë popullin e për muzikën”, ka shkruar ai./IndeksOnline/