Kurti sot pranon raportin për Kosovën nga KE-ja
				Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav do t’ia dorëzojë sot kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit raportin për vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian.
Nga zyra e kryeministrisë kanë njoftuar se pas dorëzimit që do të bëhet në ora 18:00, Kurti dhe Orav, do të mbajnë konferencë për media.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav. Ambasadori Orav do t’i dorëzojë kryeministrit Kurti raportin për vendin 2025 për Kosovën, nga Komisioni Evropian.

