07:13 / E Martë, 13 Shtator 2022 / AR

Kurti sot takohet me Këshillin Grevist, a po merr fund greva?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do zhvillojë takim me Këshillin Grevist të BSPK-së.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë për Indeksonline se takimi do të mbahet sot në mëngjes në ora 08:00.

Kujtojmë se të shtunën kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, janë takuar me Kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli me të cilin kanë diskutuar për grevën e shpallur nga BSPK.

Partitë opozitare kanë kërkuar nga Qeveria që të dialogojë me BSPK-në dhe SBAShK-un për të arritur ujdinë për ndërprerjen e grevës.