75 Mall Live Search
11:40 / E Premte, 18 Mars 2022 / k.v

Kurti sot takohet me këshilltaren për siguri kombëtare të presidentit amerikan

Elizabeth Sherwood-Randall, këshilltare për Siguri Kombëtare e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden do të takohet sot me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Takimi do të nis në orën 16:00 ndërsa është paralajmëruar se mediat mund të marrin paje vetëm në fillim të takimit, raporton IndeksOnline.

Elizabeth Sherwood-Randall është pjesë e delegacionit nga Shtëpia e Bardhë, kur paraprakisht do të takohen edhe me presidenten Vjosa Osmani./IndeksOnline/