12:22 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kurti sponzorizon në Facebook, postimin e takimit me ambasadorin Greg Delawie (Foto)

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti si kurrë më parë, po tregohet i afërt me ambasadorin amerikan, Greg Delawie.

Ai mbrëmë ka treguar se ka zhvilluar një takim me të dhe se kanë biseduar për çështjet me rëndësi për Kosovën, sikurse edhe për dialogun me Serbinë.

Por, Kurti postimin e bërë në Facebook e ka spozorizuar, çka na bën me dije se ai tashmë ka krijuar një afërsi me Delawien, të cilit shumë herë nuk ia ka marrë parasysh fjalët dhe këshillat, shkruan Indeksonline.