75 Mall Live Search
11:20 / E Shtunë, 25 Tetor 2025 / F.R

Kurti s’tregon nëse i ka apo jo votat për qeverinë e re

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve lidhur me sigurimin e 61 votave të nevojshme për formimin e qeverisë së re.

Ai ka injoruar pyetjet, duke mos dhënë asnjë koment mbi situatën politike dhe procesin e krijimit të shumicës parlamentare.

Në Kuvendin e Kosovës, të dielën, do të mbahet seanca për zgjedhjen e qeverisë së re.

Gjatë ditës, Kurti mori pjesë në konferencën “Software Freedom Kosova 2025” – ngjarja më e madhe vjetore për softuerin e lirë dhe me burim të hapur në Evropën Juglindore, e organizuar nga Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK)./EO