Kurti, Sveçla e Hajdari tek Miniera e Artanës, aty ku humbën jetën Arifaj e Gërbeshi

Idriz Gërbeshi dhe Haki Arifaj kanë patur fatkeqësisht mëngjesin e fundit të jetës. Dy punëtorët e Minierës së Artanës kanë vdekur tragjikisht në vendin e punës pas rrëshqitjes masive të dheut.
Idriz Gerbeshi ishte xehetar me banim në Hajvali, kurse Haki Arifaj inxhinier i diplomuar i xehetarisë nga fshati Gllogovc i Lipjanit nuk arritën të mposhtin shembjen e papritur të masës shkëmbore në Minierë.

Indeksonline ka qëndruar në vendngjarje aty ku pas tragjedisë kanë ardhur edhe udhëheqës shtetërorë.

Kryeministri në detyrë, Kurti, ministrat Sveqla e Hajdari kanë qenë tek Miniera e Artanës./Indeksonline/

