75 Mall Live Search
18:57 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kurti: Takimet me LDK-në do të vazhdojnë, por kemi një gur në rrugë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës do të vazhdojnë, por sipas tij ka një gurë në rrugë mes tyre, shkruan IndeksOnline.

Kurti tha se nuk e di kur do të arrihet marrëveshja, por sipas tij, çfarëdo rezultati, ata do ti gëzonte shumë.

“Unë e falenderoj Don Lush Gjergjin, për urimin që ne sa më parë ti përmbyllim bisedimet tona dhe të dli meme një qeveri të re siç e ka kërkuar populli ynë në rrugën e bisedimeve me LDK-në ne jemi kah fundi, kemi një gur në rrugë, nuk është as shkëmb e as guralec”.

“Unë ju kam thënë që kur ti kemi rezultatet konkrete do ti bëjmë të njohura, ky proces do ta ketë rrjedhën e vet, me shpresë e urim që të përmbyllet sa më parë”.

“Kontaktet komunuiktimet e takimet nuk janë ndalur dhe vazhdojnë, edhe sot kemi kontaktuar, këto nuk ndalen asnjëherrë, këto takime nuk janë lajm, lajm do jetë rezultati e këto ne i presim me gëzim edhe më shumë se ju”, tha Kurti. /IndeksOnline/