75 Mall Live Search
14:13 / E Shtunë, 12 Mars 2022 / MSH

Kurti takohet me Abazoviqin në Antalya

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me mandatarin për krijimin e qeverisë së re në Mal të Zi, Dritan Abazoviqin.

Takimi i tyre ka ndodhur në Antalya të Turqisë, aty ku të dy po marrin pjesë në Ditën e dytë të Forumit për Diplomaci.

Pamjet gjatë përshëndetjes së tyre, janë publikuar nga aktivisti i Vetëvendosjes në Ulqin, Bledar Nelaj.

Aty shihen Kurti dhe Abazoviq teksa bëjnë një bisedë të shkurtër dhe përshendesin njëri-tjetrin.