09:41 / E Shtunë, 18 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Kurti takohet me Ali Ahmetin para takimeve zyrtare në Ohër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe delegacioni qeveritar kanë zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Takimi mes tyre u mbajt para nisjes zyrtare të takimeve në Ohër të Maqedonisë së Veriut, që priten të fillojnë në ora 10:00.

Nën shoqërimin e Kurtit është parë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku. /IndeksOnline/